Telegrafi

Borziloku mbron prej infeksioneve sezonale

Mjekësia tradicionale edhe më tutje është e pranishme në popull, e borziloku është një nga përfaqësuesit më shërues. Te hunda e bllokuar, inhalimi me çaj borziloku ndihmon pa masë. Për inhalim çaji duhet të jetë i ngrohtë.

Borziloku është i pasur me vaj eterik që pastron kanalet e frymëmarrjes dhe në njëfarë mënyre i shpëton ata. Borziloku po ashtu ndihmon te personat që vuajnë nga sinusiti, sidomos te fëmijët.

Edhe virusi i infeksionit të fytit është shumë i shpeshtë tek fëmijët, me këtë rast përdorimi i borzilokut për vetëm tri ditë ndihmon në zbutjen dhe largimin e të gjitha simptomave të ftohjes dhe infeksioneve.

Po ashtu borziloku ndihmon edhe në largimin e temperaturës, kokëdhimbjes, që janë të zakonshme në këtë periudhë kohore të vitit.
/Telegrafi/