Telegrafi

Borziloku: bima aromatike që largon trishtimin

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Është bima mbretëreshë e verës, ndërsa në stinën e ftohtë përdoren gjethet e thara të borzilokut. Ka disa arsye:

Para së gjithash, kjo bimë aq e dashur për kuzhinën mesdhetare është e pasur me vitamina të vlefshme, minerale dhe është një antioksidant i fuqishëm, që është në gjendje për të mbrojtur trupin nga plakja, duke ndihmuar qelizat tona në luftën kundër radikaleve të lira.

Vetitë e tij nuk mbarojnë këtu. Disa studime kanë nxjerrë në pah edhe cilësitë anti-inflamatore dhe antibakteriale të borzilokut, baktere të cilat me kalimin e viteve kanë shfaqur rezistencë ndaj antibiotikëve. Kjo bimë gjithashtu lehtëson tretjen dhe ndihmon stomakun në funksionet e tij.

Vetitë e "fshehura" të borzilokut, të lidhura me traditat datojnë që nga antikiteti. E kanë konsideruar të shenjtë këtë bimë sepse mund të ndikojë pozitivisht në mendjen dhe shpirtin duke ju sjellë lumturi. Në fakt, ngjyra dhe aroma e borzilokut kanë tendencë për të sjellë një humor të mirë. Nuk është rastësi që përdoret në Aromaterapi vaji esencial i borzilokut, si një forcues i sistemit nervor, për të sjellë qartësi në mendje dhe për të rifituar ekuilibrin emocional dhe psikologjik.

Për të gjitha këto arsye, mund të jetë një ide e mirë të dhuroni pakëz borzilok për dikë që e doni dhe t’i uroni shëndet të mirë dhe lumturi!
Ky ka qenë një nga ritualët e lashtë në dasmat e kulturave të ndryshme perëndimore. /Telegrafi/