Site icon Telegrafi

Borxhi qeveritar në Eurozonë bie në 88.1% të PBB-së

Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2017, raporti i borxhit qeveritar ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në Eurozonë ishte 88.1 për qind krahasuar me 89 për qind që ishte në fund të tremujorit të dytë të të njëjtit vit. Në vendet e Bashkimit Evropian (BE), gjithashtu raporti u zvogëlua nga 83.3 për qind në 82.5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkruan Telegrafi.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2017, Letrat me Vlerë përbënin 80.3 për qind të borxhit të Eurozonës dhe 81.4 për qind të borxhit të përgjithshëm të vendeve të BE-së. Kreditë përbënin 16.5 për qind të borxhit në Eurozonë dhe 14.5 për qind në BE, kurse depozitat përfaqësonin 3.1 për qind të borxhit qeveritar të Eurozonës dhe 4.2 për qind të BE-së.

Për shkak të përfshirjes së qeverive të BE-së në ndihmë financiare për disa shtete anëtare, Huadhënia Ndërqeveritare (IGL) në fund të tremujorit të tretë të vitit 2017 arriti në 2.1 për qind në Eurozonë dhe në 1.6 për qind në BE. /Telegrafi/

Exit mobile version