Instituti për Marrëdhënie Industriale ka hapur në kuadër të ueb-faqes së saj, një faqe të titulluar “Borxhi i Publik i Serbisë”.
Në këtë faqe, qytetarët serb do të jenë në gjendje që të monitorojnë rritjen e borxhit publik të Serbisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.
Të dhënat tregojnë se borxhi publik i Republikës së Serbisë është rritur në 92 euro për sekondë, përkatësisht 330 mijë euro në orë, ose rreth tetë milionë euro në ditë.
Llogaritjet janë bërë në bazë të të dhënave të shumës së borxhit së deritanishëm të marrë nga Ministria e Financave e Serbisë, shuma e huamarrjes për të mbuluar deficitin e buxhetit, në bazë të Ligjit të Buxhetit për vitin 2015 dhe mesataren e normave të interesit për letrat me vlerë.
“Me këtë ne duam të kontribuojnë në informimin e qytetarëve për huamarrje të paqëndrueshme dhe shpenzimet e paarsyeshme të shtetit”, shkruan në deklaratën e këtij instituti.
Borxhi publik mund ta ndiqni këtu! http://www.javnidug.iio.org.rs/