Telegrafi

Borxhi publik i Italisë 1890 miliardë euro

Sipas raportit, në fund të prillit, borxhi publik në Itali arriti në 22.4 miliardë euro më shumë se në muajin mars.

Për një kohë të gjatë, niveli i borxhit publik në Itali ka qenë i lartë. Në vitin 2010, borxhi publik shënoi 119 për qind të GDP-së, çka tejkaloi shumë edhe nivelin maksimal të përcaktuar nga Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes të BE-së.

Në këtë maj, Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredisë, “Standard & Poor’s” e uli aftësinë e Italisë për të shlyer borxhin në "negativ" nga "i qëndrueshëm" që ishte më parë.

Por qeveria italiane ju përgjigj me një deklaratë vlerësimit të "Standard & Poor’s", duke sqaruar se Italia qoftë tani, qoftë në të ardhmen, zotëron burimet ekonomike e politike për shlyerjen e borxhit. /Telegrafi/