Site icon Telegrafi

Borxhi publik është rritur për 28% në vitin 2015

Borxhi publik i Kosovës ka arritur në 748 milionë euro në fund të vitit 2015.

Ky borxh është për 28 për qind më i lartë se borxhi publik i Kosovës në fund të vitit 2014, shkruan sot Koha Ditore.

Rritja e borxhit publik është bërë kryesisht përmes rritjes së borxhit të brendshëm. Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës në raportin “Vlerësimi tremujor i ekonomikes” për tremujorin e katër të vitit 2015.

Hyrja e Qeverisë në borxhe të brendshme, kryesisht përmes emetimit të letrave me vlerë, ka bërë që të ndërrohet struktura e borxhit të Kosovës. Përderisa në vitet e kaluara borxhi publik dominohej nga borxhi i jashtëm, në fund të vitit 2015 borxhi i brendshëm kishte pjesëmarrje më të lartë (50.4 për qind) në gjithsej borxhin publik. /Telegrafi/

Exit mobile version