Në Britaninë e Madhe, huamarrja publike arriti në 303.1 miliardë paund vitin e kaluar.
Zyra britanike e Statistikave (ONS) njofton se huamarrja totale publike në vend nga prilli 2020 deri në fund të marsit 2021 u rrit me 246.1 miliardë paund në 303.1 miliardë paund.
ONS tha se ky është borxhi më i lartë publik me bazë vjetore që nga marsi i vitit 1947.
Më tej theksohet se në mars të 2021-së, vendi huazoi në nivelin e 28 miliardë paund, duke përjashtuar bankat publike, dhe u regjistrua një rritje prej 21 miliardë paund në bazë mujore në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ONS, në fund të marsit 2021 borxhi i përgjithshëm publik i Britanisë së Madhe, duke përjashtuar bankat publike, u rrit në një total prej 2 trilionë e 141 miliardë paund.
Kjo barazohet me 97.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Në mars të vitit 2020, qeveria britanike vendosi të paguajë 80 për qind të pagave qytetarëve, me kusht që të mos kalojnë 2,500 paund për ata që nuk punojnë për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/