Telegrafi

Borxhi në sektorin e arsimit në komunën e Kërçovës është ulur

Borxhi i komunës së Kërçovës në sferën e arsimit është duke u ulur, nga viti në vit. Kështu u konstatua në mbledhjen e gjashtë me radhë të seancës së Këshillit komunal, ku u miratua llogaria përmbyllëse për vitin e kaluar.

Burim Kadriu, udhëheqës i sektorit financiar tha se borxhi në disa shkolla është zero, kurse në disa të tjera është ulur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke e krahasuar me vitin 2013, kur komuna trashëgoi 1.550.00 euro borxh, borxhi i tanishëm është 850.000 euro.

Llogaria përmbyllëse u miratua pa ndonjë vërejtje nga ana e Këshillit, që do të thotë se gjithsej 18 vota ishin “për”, ndërsa pesë vota ishin “të përmbajtura”./Telegrafi/