Telegrafi

Borxhi i madh grek çrregullon sërish euron

Agjencia Eurostat tha se deficiti i Greqisë në vitin 2009 ishte 13.6 % e bruto prodhimit shoqëror, e jo 12.7 %, sa ishte parashikuar më parë.
Shkalla është disa herë më e lartë se kufiri i përcaktuar (3%) për 16 vendet që përdorin euron.
Sot euroja shënoi rënie për të gjashtën ditë me radhë. Tregjet amerikane gjithashtu e ndjenë ndikimin e krizës greke, ku indeksi industrial Dow Jones ra afro 70 pikë në hapje të bursës.
Faleminderit për rekomandimin