Telegrafi

Borxhi i jashtëm i Serbisë është rritur për 30 miliardë dollarë

Gazeta publikon se borxhi i përgjithshëm i jashtëm i Serbisë është rritur për pothuajse 30 miliardë. Çdo qytetar mesatarisht për momentin u takojnë 4.000 dollarë borxh të jashtëm. Kjo ngarkesë është më e rëndë me 77 për qind në krahasim me vitin 2000 kur për banor u takonin 1.444 dollarë, thekson "Politika".

Që vitin e ardhshëm me të gjitha pasiguritë, të cilat i bart kriza botërore financiare, shteti, bankat dhe ndërmarrjet në Serbi janë të obliguara t’u kthejnë kreditorëve të huaj rreth pesë miliardë dollarë.

Guvernatori i Bankës Popullore të Serbisë, Radovan Jellashiq, ka deklaruar se pjesa e borxhit, i cili duhet të kthehet gjatë vitit të ardhshëm nuk paraqet rrezik, për shkak se është rreth gjysma e rezervave devizore të vendit, të cilat tani janë 11,9 miliardë dollarë, ndërsa mund edhe të riprogramohet.