Telegrafi

Borxhi grek, bie vlera e aksioneve në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e aksioneve filluan të bien pasi një agjenci e madhe ndërkombëtare që vlerëson besueshmërinë e klientelës, Standard & Poor’s, e renditi borxhin grek ne nivelin më të ulët që njihet si ‘Junk’ që ka kuptimin mbetje ose pa vlerë.

Në Greqi protestuesit i bënë thirrje qeverisë që të mos paguaj borxhet e saj, në mënyrë që të jenë bankat e huaja ato që të paguajnë çmimin për krizën në vend, dhe jo taksapaguesit grek.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka thirrur një samit të liderëve të eurozonës në muajin maj për të diskutuar krizën e borxheve në Greqi, e cila po minon valutën e përbashkët.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, tha se negociatat për borxhet e Greqisë janë në zhvillim e sipër, dhe as që mund të bëhet fjalë për rindërtimin e tyre.