Telegrafi

Borxhet tatimore u bartën ndërmarrjeve të reja

Memorandumi i mirëkuptimit për procedurat lidhur me barrët tatimore të Ndërmarrjeve Shoqërore, ka për qëllim të formoj bazën për të rregulluar kushtet, sipas të cilave ATK, do të përmbahet nga ushtrimi i të drejtës për të konfiskuar dhe për të shitur asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore pas hyrjes në fuqi të këtij memorandumi. Po ashtu, do të rregulloj procesin përmes së cilit AKP mund të shes pasurinë e Ndërmarrjeve Shoqërore që i nënshtrohen barrës tatimore të regjistruar nga ATK.

“Qëllimi tjetër i këtij memorandumi është përcaktimi i procedurës dhe kushteve për të parandaluar çdo konflikt në realizim të detyrave ligjore në mes të ATK-së, për të mbledhur borxhet tatimore, si dhe për të konfiskuar e shitur asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore dhe në anën tjetër AKP-së, për të privatizuar dhe likuiduar Ndërmarrjet Shoqërore konform dispozitave ligjore në fuqi”.

Ndërsa, Memorandumi për bartjen e borxheve tatimore nga ndërmarrjet e privatizuara tek Ndërmarrjet e Reja, ka për qëllim të formojë bazën për të rregulluar kushtet, sipas të cilave ATK, do të miratoj riorganizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore, sa i përket çështjeve tatimore.

“Në bazë të këtij Memorandumi AKP, do të bartë borxhin (tatimin bazë) e Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) për 12 muajt e fundit të krijuar nga Ndërmarrjet Shoqërore tek Ndërmarrjet e Reja, të cilat do të shiten përmes privatizimit me anë të metodës së “spin-offit” të rregullt”, thuhet në komunikatën për media të AKP-së. /Telegrafi/