Telegrafi

Borxhet, ngarkesë për buxhetin

Ekspertët e ekonomisë thonë se situata e tillë duhet të jetë një shenjë që Qeveria t’i jep prioritet zhvillimit ekonomik për të dal nga kjo gjendje e rëndë ekonomike e sociale.

Qeveria e Kosovës aktualisht ka borxhin e trashëguar, i cili përbëhet prej huas së Bankës Botërore. Ky borxh ishte në shumë prej 381 milionë e 208 mijë e 965.90 euro të cilat kanë filluar të shlyhet nga viti 2009.

Në fund të muajit maj, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen për huazim në mes Qeverisë së Kosovës dhe Kfw për projektin 400 kilovoltësh të linjës së transmisionit Kosovë–Shqipëri. Shuma totale e financimit të këtij projekti do të jetë 33.5 milionë euro. /Telegrafi/