Telegrafi

Borxhet e Serbisë rriten për 202 mijë euro në orë

Vetëm në vitin e kaluar borxhi i Serbisë ka arritur në 23.24 miliardë euro apo është rritur në 214 milionë euro për një muaj.

Që nga vitit 2008 borxhi i Serbisë është rritur për katër miliardë euro, ndërkaq në ditë vitin e kaluar është futur në borxhe për jo më pak se 4.86 milionë euro.

Shteti thonë ekspertët ka financuar kamatat e mëdha në borxhet e mëhershme, ndërkaq presin që megjithatë dy vitet e ardhshme të ketë një rritje ekonomike pasi kompanitë pritet të ndalojnë rënien e fuqisë së tyre.

Serbia ndonëse me një ekonomi të mirë dhe prodhuese nuk ka arritur të mëkëmbet në tërësi nga koha e sanksioneve. /Telegrafi/