Site icon Telegrafi

Borut Pahor po llogaritet si “Presidenti evropian i Instagramit” (Foto)

Melania Trump nuk është modeli i vetëm nga Sllovenia, e aftë për të bërë bujë. Presidenti i vendit, Borut Pahor, i cili punoi si model derisa studionte – është i njohur gjithashtu – i njohur me nofkën “Barbie” dhe përdor Instagramin për të shpërndarë mesazhet e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Pahor i cili ka pranuar të jetë si një “ndërmjetësues” i një takimi në mes dy liderëve botërorë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, ka inspiruar edhe një hashtag (#boruting), të cilin sllovenët e përdorin kur duan të bëjnë parodi me postet e tija në rrjetet sociale.

Përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, Pahor ishte paraqitur para kamerave, duke bërë një kalendar ku shihet duke kryer disa punë normale. Sipas tij, kjo e ndihmoi atë në një fitore të papritur – ose ndoshta ishin fotot e tija topless.

Me 22 mijë ndjekës në Instagram (kjo është 1 për qind e popullsisë së Sllovenisë) fotografitë e Pahor rregullisht arrijnë të kapin dymijë e më shumë “pëlqime”.

Sondazhet e opinionit e vënë Pahorin në kurs për tu rizgjedhur president në tetor. Sipas një sondazhi javën e kaluar, 52 për qind e sllovenëve mbajnë një pikëpamje pozitive për Pahor dhe vetëm 16 për qind një pamje negative për ish-kryeministrin.

Zyra e Pahor u ka thënë medieve të huaja, se presidenti është i përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e llogarisë së tij në media sociale, me mbështetjen e asistentëve në vend se të një agjencie të jashtme për marrëdhënie me publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version