Real Madridi nuk ka arritur të shënoj fitore për të marrë pozitën e parë në grup pasi barazoi 2-2 me Borussia Dortmundin.
Mbretërit e nisën më mirë takimin dhe kishin disa raste, por u desh minuta e 28-të që të shënohet goli i parë.
Pas një harkimi të Dani Carvajal në zonë u gjend mirë Karim Benzema i cili shënoi nga afër për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse rastet ishin të shumta.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mbretërit. Benzema në formë të mirë shënoi edhe golin e dytë personal pas gjuajtjes me kokë.
Por milionerët e Dortmundit nuk u dorëzuan.
Ishte Aubameyang që shënoi për 2-1.
Mbretërit kishin disa raste dhe qëlluan edhe shtyllën me Benzeman.
Kur të gjithë pritën që Real Madridi të shënojë fitore në skenë doli Marco Reus që shënoi për 2-2.
Dortmund e mbylli grupin me vendin e parë me 14 pikë, ndërsa Real Madridi ka mbetur me 12.
Nga ky grup tutje kalon Legia që fitoi përballë Sportingut. /Telegrafi/
MARCO REUS HISTÓRICO!! Real Madrid 2-2 BVB. pic.twitter.com/Y6rey1G3LG
— @__BVB09__ (@VinesBVB) December 7, 2016