Skuadra e Bundesligës, Borussia Dortmundi thuhet se është i gatshëm të pranojë një tarifë më të ulët për lojtarin anglez, Jadon Sancho.
Klubi gjerman donte më shumë se 100 milionë funte për lojtarin anglez verën e kaluar, duke shkatërruar shpresat e Manchester Unitedit dhe klubeve të tjera.
Sidoqoftë, raportet në Gjermani sugjerojnë që Dortmund ka ndryshuar mendje rreth çmimit të sulmuesit anglez.
Sipas mediumit Sport Bild, Dortmund është i përgatitur të pranojnë një tarifë transferimi të reduktuar në mënyrë drastike për Sancho këtë verë.
Gjermanët pritet të pranojnë oferta rreth 88 milionë funte në afatin e ardhshëm kalimtar, mes presioneve financiare të zbatuara nga kriza e coronavirusit.
Lojtari anglez këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë nëntë asistime në 17 paraqitje. /Telegrafi/