Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund do të ndryshojë tërësisht fytyrë në edicionin e ri me blerjet që ka bërë – ky pritet të jetë formacioni

Borussia Dortmund ka përfunduar gjatë kësaj jave blerjen e sulmuesit të njohur Sebastien Haller nga Ajax, duke vazhduar blerjet në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi u ble për një vlerë rreth 31 milionë euro, ndërsa do ta mbulojë vendin e lënë bosh në majën e sulmit nga Erling Haaland që kaloi në Manchester City .

Skuadra e Edin Terzic kishte nevojë për një sulmues të ri dhe me Haller ata tani kanë një lojtar që sjell gola, pasi në 65 ndeshje për Ajaxin, ai shënoi 45 gola, përfshirë 11 në vetëm tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Nënshkrimi i Haller nuk është blerja e i vetme e milionerëve deri më tani këtë verë.

Niklas Sule, i cili është ende vetëm 26 vjeç, është bashkuar nga Bayern Munich si transferim i lirë, ndërsa qendërmbrojtësi i vlerësuar shumë Nico Schlotterbeck është rrëmbyer për rreth 25 milionë euro.

Dy nga mbrojtësit më të mirë të Gjermanisë për një tarifë të kombinuar prej 25 milionë euro, nuk është edhe keq.

Për më tepër, Dortmundi ka marrë shërbimet e sensacionit 20-vjeçar Karim Adeyemi nga Red Bull Salzburg, ku sulmuesi shënoi 33 gola në 91 ndeshje.

Po ashtu është afruar edhe Salih Ozcan nga FC Koln për të forcuar mesfushën që përmban emra si Jude Bellingham, Emre Can dhe Mahmoud Dahoud.

Dortmundi është në një pozicion të mirë dhe gati për sezonin 2022/23. /Telegrafi/

Exit mobile version