Luis Suarez dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë pas aventurës së tij te Atletico Madrid.
Sipas Sky Sport, agjentët e sulmuesit uruguaian kanë kontaktuar me Borussia Dortmundin për t’ia ofruar si përforcim këtë verë sulmuesin uruguaian.
Skuadra gjermane sapo ka humbur zëvendësuesin që kishte gjetur për Erling Haaland, pasi Sebastian Haller që erdhi nga Ajax Amsterdami ka tumor në testikuj dhe i duhet një kohë që të trajtohet.
Luis Suárez se ofrece al Borussia Dortmund
9⃣🇺🇾🤔#Fichajes #Atleti https://t.co/CM2U15h6Y6— Atlético de Madrid (@Atletico_MD) July 20, 2022
Suarez kërkon të qëndrojë në Evropë, dhe ai kishte disa opsione në Spanjë, Itali dhe Holandë, por nuk bëri një hap përpara drejt këtyre ofertave.
Ndërkohë nga Uruguai, Nacional vazhdon të bëjë presion që ai të kthehet në klubin nga i cili është larguar drejt Evropës.
Presidenti i Nacional, José Fuentes ka udhëtuar në Spanjë të martën për t’u takuar me sulmuesin dhe për ta bindur atë.
Po ashtu ai ishte në bisedime edhe me River Plate, por që në fund nuk u arrit marrëveshja. /Telegrafi/