Borussia Dortmund ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve pas fitores ndaj Wolfsburg të shtunën, megjithatë klubi po vazhdon punojë për të ardhmen e golashënuesit kryesor Erling Haaland .
Haaland është i hapur për të qëndruar me Dortmundin edhe për një sezon tjetër, por vetëm nëse skuadra kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Por edhe kualifikimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të ndaluar trenin e largimit për Haaland, pasi Mino Raiola është ai që vendos.
Sipas Bild, Haaland nuk është i sigurt për vendimin që duhet të marrë këtë verë, dhe ai madje ka refuzuar të flasë me media si rezultat i kësaj pasigurie për të ardhmen e tij të afërt.
Nuk ka mungesë klubeve që e duan Haalandin këtë verë, me Manchester City dhe Chelsea që janë destinacionet më të mundshme.
Së fundmi flitet edhe për Manchester United janë gjithashtu të interesuar për 20-vjeçarin. /Telegrafi/