Borussia Dortmund ka bërë ofertë për Lautaro Martinez, por presidenti i Racing Club, Victor Blanco, ka thënë se janë vonuar, pasi lojtari do të luajë për Interin.
Raportimet e fundit bëjnë me dije se klubi i Bundesligës, ka bërë ofertë në vlerë 32.5 milionë euro, më shumë se sa 26.8 milionë euro të Interit.
“Lautaro Martinez do të luajë për Interin”.
“Për fatin tonë të keq, Borussia Dortmund ka bërë ofertë shumë vonë. Kalimi te Interi është 99 për qind i sigurt, ku kanë mbetur edhe disa gjëra shumë të vogla”.
“Sa i përket Racingut, Lautaro Martinez është një lojtar i Interit. Mendoj se ka disa detaje që mungojnë mes lojtarit dhe Interit, duke përfshirë testet mjekësore, por lojtari ka nënshkruar tashmë me Interin”.
“I vetmi që mund të ndryshojë marrëveshjen është lojtari, sepse Racing ka përfunduar negociatat me Interin dhe marrëveshja është bërë”.
“Oferta e Borussia Dortmund arriti shumë vonë, ata nuk kanë asnjë mundësi”, ka thënë presidenti Blanco për Sportia dhe La 990 Radio. /Telegrafi/