Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund konfirmon se bisedimet me Interin për Emre Mor janë pezulluar

Borussia Dortmund e ka konfirmuar se negociatat për kalimin e Emre Mor te Interi janë pezulluar. 

Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, i cili e ka konfirmuar kthimin e lojtarit në stërvitje.

“Emre Mor është një lojtar i Borussias dhe po stërvitet me ne”.

“Negociatat me Interin janë pezulluar” ka thënë ai.

Calciomercato.com beson se disa klube të Ligës Premier, por edhe Zenit St Petersburg, janë vënë pas lojtarit.

Në Itali edhe Roma ka shfaqur interesim për lojtarin, pasi bisedimet për Riyad Mahrez kanë dështuar. /Telegrafi/

Exit mobile version