Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans Joachim Watzke, dëshiron që Leroy Sane të rikthehet në Gjermani edhe pse tek rivali i tyre i madh Bayern Munich.
Kalimi i Sanes nga Manchester City te Bayern Munichut, do t’i bënte bavarezët edhe më të fortë, por Watzke thotë se kjo marrëveshje do të ishte e mirë për Bundesligën në përgjithësi.
“Unë mendoj se do të ishte shumë mirë nëse Bayerni e transferon Leroy Sane”.
“Ardhja e tij do të rrisë më shumë kualitetin e Bundesligën”, ka thënë Watzke.
Manchester City kërkon 100 milionë funte për të shitur Sanen. /Telegrafi/