Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund dhe PSG pa gola pas 45 minutash, Newcastle po fiton ndaj Milanit

Janë mbyllur pjesët e para në grupin F, ku po zhvillohen ndeshjet Borussia Dortmund – PSG dhe Newcastle – Milan.

Edhe pse ndeshje me shumë raste, pjesa e parë mes gjermanëve dhe francezëve nuk solli gola.

Kylian Mbappe kishte rastin më të mirë në ndeshje, por në portën e zbrazët nuk ia arriti të shënojë.

https://twitter.com/FCB_nenn/status/1735039292253114603

Në anën tjetër Newcastle e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Milanit (1-0).

Goli erdhi në minutën e 33-t, kur Joelinton shënoi pas asistimit të Lewis Miley për 1-0.

Më këto rezultate, Borussia Dortmund dhe Newcastle kalojnë tutje./Telegrafi/

Exit mobile version