Borussia Dortmund dhe Milan kanë barazuar me rezultat 0-0 në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Fraksioni i parë ishte i zbehët ku u shënuan vetëm një rast shënimi, ku gjermanët rrezikuan me Ramy Bensebaini.
Me të filluar pjesa e dytë italianët rrezikuan me Christian Pulisic, por pa sukses.
Milani ishte afër golit edhe në fundin e ndeshjes me Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders, por fati nuk ishte me ta.
Milan pas barazimit të sotëm ka 2 pikë, ndërsa Borussia Dortmund me 1 pikë është në fund. /Telegrafi/