Telegrafi

Borriello i ngazëllyer me dygolëshin

“Në dhjetë ndeshje kam shënuar një mesatare të kënaqshme prej shtatë golash. Këtë kam qenë në gjendje ta realizoj me ndihmën e bashkëlojtarëve të mi, të cilët kanë bërë të jem këtu ku jam”.

“Si duket rezultatet po vijnë kundër ekipeve kualitative. Përveç takimit kundër Palermos, në disa ndeshjet e fundit kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme në ligë. Do të takohemi me Juventusin të dielën, do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe do të japim më të mirën”, ka thënë Borriello./Telegrafi/