Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është arritur pajtimi që Miroslav Lajçak, të emërohet edhe formalisht si Përfaqësues i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për disa çështje të tjera të angazhimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kundërshtuar për emërimin e Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian pasi ka thënë se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka votuar kundër Kosovës në UNESCO.
Por ndaj tij ka reaguar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Borrell e ka konfirmuar edhe njëherë se Lajçaku është diplomati i duhur për të udhëhequr dialogun Kosovë – Serbi.
“Mioslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE’ja”, shkruan Borrell. /Telegrafi/
.@MiroslavLajcak is a very respected politician and experienced diplomat, who enjoys full trust throughout the EU. I am sure he will be doing an excellent job as EU Special Representative, helping to relaunch the Belgrade – Pristina dialogue
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 21, 2020