Joseph Borrell, komisioneri i lartë për punë të jashtme të Bashkimin Evropian, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale amerikane.
Spanjolli ka pohuar përmes rrjeteve sociale se populli amerikan ka vendosur gjersa ne jemi në pritje të rezultateve zgjedhore.
“Populli amerikan ka folur. Ndërsa po presim për rezultatin e zgjedhjeve, BE mbetet e gatshme të vazhdojë ndërtimin e një partneriteti të fortë transatlantik, bazuar në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.
The American people have spoken. While we wait for the election result, the EU remains ready to continue building a strong transatlantic partnership, based on our shared values and history.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 4, 2020
Theksojmë se presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ka kontestuar një pjesë të numërimit të votave.
Demokrati Joe Biden deri më tani ka arritur të ketë 238 vota elektorale gjersa Trump ngec në 213 sosh.
Ndryshe, presidenti i ri i SHBA-së zgjedhet kandidati që arrin shifrën prej 270 votave elektorale. /Telegrafi/