Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian do të angazhojë një përfaqësues special për dialogun, duke shtuar se BE-ja duhet të përfshihet më shumë në çështjen e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas “Danas”, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, shefi i diplomacisë evropiane tha se lëvizja drejt Evropës do të kërkonte punë të unë të vazhdueshme për normalizimin gjithëpërfshirës me Kosovën, dhe se ai ishte personalisht i përkushtuar për të ndërmjetësuar këtë dialog, shkruan Telegrafi.
“Nuk varet nga ne të vendosim se cili do të jetë rezultati specifik. Kjo do të vendoset nga Kosova dhe Serbia. Por ne duhet të jemi më të përfshirë në ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve, “tha ai. /Telegrafi/