Site icon Telegrafi

Borrell: Është koha të përmbyllet procesi i dialogut Kosovë-Serbi, BE po punon me palët që të arrihet marrëveshja gjithpërfshirëse

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është koha që të përmbyllet procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Borell thotë se procesi i dialogut ka filluar para 10 vitesh, duke shtuar se Bashkimi Evropian është duke punuar me palët që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, transmeton Telegrafi.

“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. Bashkimi Evropian është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugë për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Borrell në postimin e tij në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version