Shkencëtarët nga Zelanda e Re kanë bërë disa hulumtime të cilat tregojnë se boronicat mund të lehtësojnë dëmtimet e muskujve që vijnë si pasojë e ushtrimeve të tepruara.
Për shkak të përmbajtjes së pasur me polifenole, boronicat mund të ulin dukshëm stresin oksidues, që çon edhe deri te dëmtimi i muskujve.
Autorët e studimit thonë se është e nevojshme të bëhen hulumtime shtesë ‘in vivo’ për të qartësuar edhe më tej efektin e boronicave të kuqe në muskuj. /Telegrafi/