Telegrafi

Boronica mbron eshtrat

Studimet e mëparshme kanë treguar se pemët dhe perimet kanë ndikim mbrojtës tek eshtrat dhe kjo si meritë e substancave fitokimike të pranishme në to.

Boronica përmban substanca fitokimike të cilat mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, ndërsa studimet e fundit tregojnë se boronicat përveç ndikimit pozitiv në zemër (ku ndikojnë pozitivisht edhe kumbullat e thata), janë shumë të dobishme për parandalimit e zhvillimit të osteoporozës, gjegjësisht pengojnë zhvillimin e sëmundjeve të eshtrave.