Telegrafi

Boronica e shëndetshme për zemër

Studimet e reja të zhvilluara në minj, kanë treguar se ushqimi i pasur me boronicë ka ndihmuar në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur edhe me sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Ky përfundim i përshkruan boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterolit dhe ngritja e kontrollit të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.

Hulumtuesit thonë se rezultatet kanë treguar se boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.