Site icon Telegrafi

Boro Stojçev jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Novo Sellës

Kryetari i Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, ka kërkuar nga Këshillit i Komunës dorëheqje të parevokueshme për arsye morale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov i kërkoi Stojçev të japë dorëheqjen dhe njoftoi se ishte iniciuar një procedurë për përjashtimin e tij nga partia.

“I bëjmë thirrje Boro Stojçevit që të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Komunës së Novo Sellës. Për ne, ligjet janë ligje dhe duhen të respektohen nga anëtarët dhe funksionarët e cila do qoftë parti politike”, deklaroi Kostadinov.

Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë për kryetarin e Novo Sellës për kontrabandë me cigare

Boro Stojçev më 10 korrik u kap në përpjekje për kontrabandë cigaresh. Gjykata Themelore në Strumicë i shqiptoi dënimin me burg prej 18 muajsh. Pas apelit të mbrojtjes, Gjykata e Apelit në Shtip e zvogëloi dënimin me gjashtë muaj burgim./Telegrafi/

Exit mobile version