Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot tha që ai shpreson që Maqedonia e Veriut të jetë edhe në NATO dhe në BE.
Borissov këtë deklaratë e tha duke u ndërlidhur me deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski, i cili në intervistë për ‘BGNES’ tha se Bullgaria ka ndihmuar në euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut nga tërheqja e izolimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, vlerësimi i Pendarovskit për politikën e Sofjes ndaj Shkupit është si vlerësim nga ‘Standard dhe Purs’, (Agjencia ‘Standard dhe Purs’ këto ditë ngriti rejtingun kreditor të Bullgarisë).
“Kjo është t’i ndihmojmë një shteti fqinj, vet presidenti pranoi që i hoqëm nga izolimi. Bëmë përpjekje të mëdha. Dua të falënderoj Pendarovskin për atë që tha”, tha Borissov./Telegrafi/