Site icon Telegrafi

Borissov: Shpresoj që deri vitin e ardhshëm të gjejmë zgjidhje të përbashkët

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov sot shfaqi shpresën se vitin e ardhshëm do të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Borissov këtë e tha në mbledhjen e qeverisë bullgare në të cilën u soll vendim që një pjesë e vaksinave kundër Kovid-19 që do të arrijnë në Bullgari, një pjesë prej tyre të dedikohet për qytetarët tanë dhe kjo të jetë në formë të donacionit. Në mbledhje të qeverisë bullgare me ftesë Borissovit dhe ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov, mori pjesë edhe ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

“Këtë e bëjmë me zemër të pastër pa ndonjë qëllim të fshehur, e bëjmë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresoj që deri vitin e ardhshëm me Zakharievën dhe Karakaçanovin do të gjejmë një zgjidhje për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ashtu siç e mbështetëm edhe për anëtarësimin në NATO. Ashtu që nuk ka ndodhur asgjë tragjike”, deklaroi kryeministri bullgar, Boyko Borissov.

Exit mobile version