Site icon Telegrafi

Borissov në takim me Buçkovskin: Gjeneratat e ardhshme nuk do të na falin nëse nuk gjejmë kompromis

“Çdo herë kam besuar se zgjidhjet mund të gjenden në tavolinën e negociatave. Gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, nuk do t’ia falin as Bullgarisë, e as Maqedonisë së Veriut, nëse nuk gjejnë kompromis që do të jep perspektivë”.

Këtë sot e deklaroi kryeministri bullgar Boyko Borissov, në takim me të dërguarin special të RMV-së për kontestin me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga qeveria bullgare, Borissov ka theksuar se për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për çështjet e hapura, duhet qasje pragmatike, e sinqertë dhe me qëllim të mirë.

Sipas Borissovit, për kthimin e besimit të ndërsjellë do të jetë e nevojshme përmbushja e të gjitha detyrimeve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, e nënshkruar në vitin 2017.

Borissovi tha se Bullgaria ka bërë përpjekje maksimale për euro-integrimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version