Kryeministri bullgar, Boyko Borissov sot deklaroi se në takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin, nga ai është thënë se hyrja e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO është prioritet për partinë e tij.
“Dje kisha takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai më bindi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE është prioritet për OBRM-PDUKM-në”, shkroi Borissov në profilin e tij në’Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, retorika anti-bullgare jo vetëm që duhet të ndalohet por, por qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të bindur se nuk është në rregull dhe se bullgarët nuk janë okupatorë.
Ndryshe, kryetari i partisë opozitare maqedonase dje në margjinat e Kongresit të PPe-së u takua me Borissovin.
Në njoftimin e OBRM- PDUKM-së thuhet se në takim është biseduar për ngjarjet në Maqedoni./Telegrafi/