Site icon Telegrafi

Borissov: Me Karakaçanov mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot në Sofje deklaroi se ai dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i tij, Krasimir Karakçanov mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO.

“Në temën nëse Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe NATO, me zëvendëskryeministrin Krasimir Karakaçnov jemi me qëndrime të njëjta. Kuptohet se edhe Shqipëria duhet të jetë anëtare”, tha Borissov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se Bullgaria vitin e ardhshëm do të jetë kryesuese e procesit të Berlinit, për arsye se, sipas tij, “ofron perspektiva dhe udhëheq politika të fqinjësisë së mirë”.

“Historia është shumë e qartë dhe mirë e përshkruar”, tha Borissov.

Karakaçnov para disa ditëve deklaroi se është e papranueshme që Maqedonia ta shfrytëzojë Bullgarinë vetëm për hyrje në BE./Telegrafi/

Exit mobile version