Site icon Telegrafi

Borissov: E shpëtuam Maqedoninë nga izolimi

Shpresojmë se do ta shohim Republikën e Maqedonisë së Veriut, si në NATO, ashtu edhe në Bashkimin Evropian, dhe në këtë punojmë të gjithë. Këtë e tha kryeministri bullgar Boyko Borissov lidhur me deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski në intervistë për BGNES se Bullgaria e ka ndihmuar për eurointegrmin e Maqedonisë së Veriut dhe për largimin nga izolimi i saj ndërkombëtar.

Sipas Borisovit, vlerësimi i Pendarovskit për politikën e Sofjes ndaj Shkupit është si marrja e notës më të madhe nga “Standard&Poors”.

“Kemi bërë përpjekje të madhe që t’i ndihmojnë vendit fqinj të del nga izolimi. Dëshiroj t’i falënderohem Pendarovskit përmes BGNES-it për atë që e tha”, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Exit mobile version