Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov i pyetur për qëndrimin për referendumin në Maqedoni tha se “Bullgaria nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë. Secili popull vet duhet ta zgjedh rrugën ku duhet të lëviz”.
“Secili popull vet duhet ta caktojë të ardhmen. Do të mund të them se ne i përkrahëm fqinjët tanë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Ju lë politikanëve nga Maqedonia ta vlerësojnë se në cilën rrugë duhet të lëvizin. Ndërsa, ne natyrisht se do t’i përkrahim”, deklaroi Borisov për televizionin kombëtar bullgar BNT./Telegrafi/