Site icon Telegrafi

Borisov: Sa më shpejt Maqedonia në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë

“Sa më shpejt ta shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe NATO, aq më mirë do të jetë për Bullgarinë dhe Greqinë, tha sot kryeministri bullgar Boyko Borisov, në fjalimin e tij në samitin e tretë në Selanik.

“Nuk ka vend më të mirë se Bashkimi Evropian. Edhe në Greqi kur u paraqit kriza, kush i ndihmoi? Bashkimi Evropian. Mos dhasht Zoti, të paraqiten probleme, kush do të na ndihmojë? NATO dhe BE. Lidhja jonë është edhe gjeostrategjike në çdo fushë. Dhe sa më shpejtë e shohim Maqedoninë në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Borisov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij, kryeministri bullgar përmendi marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë dhe shtoi se kryeministrat e këtyre vendeve kanë qenë të guximshëm./Telegrafi/

Exit mobile version