Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka deklaruar se nëse nuk nënshkruhet marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, atëherë nuk di se çfarë tjetër do të mund që të nënshkruhej në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Borisov thotë se kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme dhe se duhet historiantët të diskutojnë për çështje historike, duke theksuar se interesi i Bullgarisë është që të mbështetet Maqedonia për të hy në NATO.
Sipas tij, Ballkani është rajoni më i paqëndrueshëm dhe më i vështirë në tërë Evropën, duke shtuar se me Procesin e Berlinit dhe me presidencën e radhës bullgare mund të bëhet përparim në drejtim të anëtarësimeve./Telegrafi/