Site icon Telegrafi

Borisov ofron ndihmën e Bullgarisë në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë

Çështjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet. Duhet të bashkohemi dhe t’i ndihmojmë Komisionit Evropian, t’i ndihmojë Brukselit të sjellin vendime të drejta dhe jo të vendosin ndonjë ultimatum.

Këtë e theksoi kryeministri bullgar, Boyko Borisov sot në Beograd pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Greqisë, Alexis Tsipras dhe të Rumanisë, Mihai Tudose.

“Ne dëshirojmë ta kryejmë detyrën tonë dhe madje atëherë të theksojmë se çfarë propozojmë, ndërsa pjesë e tyre është të vendosin nëse do ta pranojnë ose jo”, theksoi Borisov.

Exit mobile version