Telegrafi

Borisov: Nuk e shikoj se cili është rreziku nga Maqedonia, është e madhe sa Sofja

Para fillimit të Samitit të BE-së në të cilën do të merret vendim nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin datë për fillimin e bisedimeve, kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se të dyja vendet meritojnë të marrin dritë të gjelbër.

Sipas tij të dyja vendet meritojnë që të marrin dritë të gjelbër nga anëtaret e Bashkimit Evropian, ndërsa jo ta shfrytëzojnë si burim i problemeve të brendshme.

“Nuk shikoj ndonjë rrezik nga Maqedonia. Është e madhe sa Sofja. Pse të tregojmë fuqi kundër tyre? Por, disa vende i ngatërrojnë problemet e tyre të brendshme. Vendet anëtare nervozohen me atë se komisarët u refuzuan. Ballafaqimet politike dërgojnë në luftë të brendshme. Shqipëria dhe Maqedonia e veriut merritojnë mbështetje. Në të kundërtën, do të pyesim se pse përhapet xhihadizmi. Ose pse zgjerohet ndikimi Kinez në rajon”, tha Borisov./Telegrafi/