Site icon Telegrafi

Borisov: Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen, do të iniciojë takim me Mickoskin

Pas qëndrimit të presidentit bullgar Rumen Radev lidhur me deklaratat e kryeministrit të ri Hristijan Mickoski se nuk i pranon ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar, ka reaguar lideri i GERB-it dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Bullgari lindor, Boyko Borisov.

Sipas tij, marrëveshjet, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija, “sidomos ato ndërkombëtare që janë të thurura në kornizën e negociatave të BE-së, duhet të respektohen”.

Siç raportojnë mediat bullgare, Borisov është i vendosur se pavarësisht marrëdhënieve të mira mes tij dhe partnerëve në BE, marrëveshjet duhet të respektohen.

“Çdo interpretim nuk është i mirë për kolegët nga Maqedonia e Veriut”, vlerëson Borisov, duke theksuar se nëse ai formon qeverinë dhe bëhet kryeministër, do të iniciojë një takim me Mickoskin.

“Pa mbështetjen tonë dhe të Greqisë, RMV nuk ka asnjë shans për (hyrje) në BE. Tani ata duhet të jenë përgjegjës. Meqë kanë marrë mbështetjen tonë, mund të mbështeten tek ne”, shtoi Borisov./Telegrafi/

 

Exit mobile version