Telegrafi

Borissov: Jemi të kënaqur me atë që Pendarovski e tha për Goce Dellçevin

“Jemi të kënaqur që e vërteta për historinë tonë të përbashkët, përfshirë edhe atë për Goce Dellçevin ka filluar të tregohet publikisht edhe nga politikanë të nivelit të lartë në Maqedoni, siç është rasti me presidentin Stevo Pendarovski”.

Këtë e deklaroi sot kryeministri bullgar Boyko Borissov, i cili bëri thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje maksimale për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Padyshim, një nga shembujt më të mirë për këtë është nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, tha Borissov pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Të dy kryeministrat kanë biseduar për tejkalimin e pengesave në marrëdhëniet me Bullgarinë.

Borissov ka thënë se së shpejti do të ketë takim edhe me presidentin e Maqedonisë e Veriut, Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Lexo po ashtu Pendarovski: Goce Dellçev është deklaruar bullgar (Video)