Me 206 vota ”për”, Kuvendi i Bullgarisë miratoi Dekalratë në lidhje me Marrëveshjen e Fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia e lajmeve BETA bën të ditur se Kuvendi i ka dhënë dritë jeshile kryeministrit Boyko Borisov që ta nënshkruaj deklaratën.
”Kuvendi popullor i Bullarisë i vlerëson pozitive tentimet e Qeverisë së Bullgarisë dhe Maqedonisë për finalizimin e bisedimeve në lidhje me Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit dhe pret që nënshkrimi i saj të ndodhë në pajtim me marrëveshjen e arritur më parë ndërmjet dy vendeve”, thuhet në deklaratën e Kuvendit të Bullgarisë.
Kuvendi pret që Marrëveshja të sigurojë marrëdhënie të qëndrueshme, parimore dhe pragmatike ndërmjet të dy vendeve./Telegrafi/