Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Boris Pejoviq dhe deputetja e Malit të Zi Demokratik, Zdenka Popoviq, janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.
Për Pejoviqin votuan 53 deputetë dhe Popoviqin 54, transmeton Telegrafi.
Ata u zgjodhën me votat e të gjithë deputetëve të pranishëm të shumicës, si dhe atyre të partisë boshnjake.
Pejoviqi dhe Popoviqi bënë betimin e tyre, pas pauzës mbi dy orë që zgjati me kërkesë të kryetarit të ri të Kuvendit të Malit të Zi.
Ndryshe sonte është zgjedhur Andrija Mandiq kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ndërsa ky lajm nxiti turmën e qytetarëve të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit dhe të protestojnë. /Telegrafi/