E përditësuar, 11:00 -Boris Johnson pritet të tërhiqet nga pozita e liderit të Partisë Konservatore pasi humbi mbështetjen e ministrave dhe deputetëve të tij.
Një garë për lidershipin e konservatorëve do të zhvillohet këtë verë dhe një kryeministër i ri do të jetë në vend në kohë për konferencën e partisë në tetor.
Ndërkohë, Johnson do të vazhdojë si kryeministër.
Ai ishte zotuar se do të “vazhdonte” pas një valë dorëheqjesh nga qeveria për udhëheqjen e tij, por tani ka vendosur të japë dorëheqjen.
Anëtarët e lartë të kabinetit të tij, përfshirë kancelarin Nadhim Zahawi, i kërkuan atij të jepte dorëheqje dhe “të largohej me dinjitet”.
Johnson pritet të japë një deklaratë dorëheqjeje jashtë Downing Street Nr.10 më vonë.
Johnson u bë kryeministër në korrik të vitit 2019 pasi fitoi garën për udhëheqje konservatore dhe pesë muaj më vonë pas kësaj shënoi fitore historike dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme.
Boris Johnson do të japë sot dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, njoftojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Kjo vjen pasi një numër i madh i anëtarëve të qeverisë së tij dhe partisë kanë braktisur pozitat që nga e marta.
Ata i kërkuan dorëheqjen për shkak të mos-reagimit të tij rreth akuzave për ngacmim seksual të një deputeti konservator.
Johnson ka pranuar të japë dorëheqje por dëshiron të qëndroj si kryeministër deri në zgjedhjen e liderit të partisë deri në vjeshtë, raporton BBC.
Një zëdhënës i No 10 ka deklaruar se kryeministri Johnson do të japë sot një deklaratë për vendin. /Telegrafi/